Nis me tensione seanca/ Boçi: Kuvendi nuk është kioskë, 19 projektligje në ditë është absurditet
Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend, ku pritet të diskutohet mes të tjerash rishikimi i buxhetit të vitit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Partia Demokratike, ka kërkuar shtim të seancave plenare, për shkak se sipas tyre 19 projektligje brenda një seanca janë numër shumë i lartë dhe nuk mjafton koha për t’i shqyrtuar dhe diskutuar të gjitha. Deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka akuzuar se mazhoranca shton numrin e projekt ligjeve që t’i miratojë sipas interesit dhe t’ju hedhi hi syve shqiptarëve. “Po tentohet që kjo hapësirë të bëhet një hapësirë pa arsye, për të mos thënë e çmendur. Sot shoh që kjo hapësirë po bëhet tërësisht e çmendur. Listuar një seri pr ligjesh të rëndësishme që i keni përmbledhur në...
Burimi:
gijotina.com