Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku
Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kryesinë e Kuvendit, e cila është mbledhur këtë të hënë, 23 shkurt për t’i hequr ose jo mandatin e deputetit, Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra pas vendimit të fundit të Kushtetueses. Kryetari i Grupit Parlamentar te PD Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për zvarritjen për më shumë se 2 muaj të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e zëvendëskryeminstres Belinda Balluku. “Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren”- është shprehur Bardhi. Gjithashtu, Gazment Bardhi ka kërkuar ne mbledhjen e Këshillit të Imunitetit që mbledhja të jetë e hapur dhe media të lejohet ta ndjekë atë. ‘Duke respektuar kërkesën e prokurorisë për të ruajtur sekretin hetimor, mendoj se mbledhja duhet...
Burimi:
gijotina.com