Nis Kreshma e Madhe për besimtarët ortodoksë, thirrja e Kryepeshkopit Joan për reflektim
Të krishterët ortodoksë nisin më 23 shkurt Kreshmën e Madhe, periudhën përgatitore drejt Pashkës, një kohë e veçantë reflektimi, pendese dhe ripërtëritjeje shpirtërore. Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joan, thekson se Kreshma nuk është thjesht një traditë fetare, por një udhëtim i thellë drejt Zotit, ashtu si vetë jeta e njeriut është një ecje e vazhdueshme drejt Tij. Sipas Kryepeshkopit, njeriu nuk mund të gjejë lumturinë e vërtetë nëse shpirti i tij nuk prehet te Zoti. Ai vëren se shumë njerëz, edhe kur mendojnë se besojnë, kanë humbur qëllimin e jetës dhe “veten” e tyre, duke u shpërqendruar nga dëshira për kënaqësi, pushtet apo pasuri. Duke iu referuar paravolisë së djalit plangprishës, ai thekson se kthimi...
Burimi:
kohajone.com