Ngushtohet hyrja në Durrës/ Punimet te “Ura e dajlanit” shkaktojnë trafik, por edhe pasiguri për mungesë ndriçimi
Investimi që po zbatohet prej disa muajsh në hyrje-daljen e qytetit të Durrësit, pranë rrethrrotullimit te Ura e Dajlanit, ka ngritur shqetësime për sigurinë rrugore. Sipas projektit, karrexhata është ngushtuar në këtë segment, duke krijuar efektin “hinkë” për t’i dhënë hapësirë këmbësorëve dhe duke ndryshuar ndjeshëm rrjedhën e trafikut. “Shumë problematike. Këtu është dalja e qytetit dhe nga 3 korsi futet në hinkë në 1 korsi. Kalimi në rotondo në vend që të zgjerohet se mjetet shtohen çdo ditë, ndërsa rrugët ngushtohen. Shumë e rrezikshme.” -“Është turp të ngushtosh rrugën në rrethrrotullim. Aty rrinë “vajzat modern” dhe po u bëjnë trotuar që të rrinë. Vijmë që andej dhe bëhemi grumbull dhe as fëmijët nuk i çojmë dot në shkollë. Në mëngjes këtu bllokohemi.” -“Nuk dimë...
Burimi:
top-channel.tv