Ngriva-shkriva me tenderin 7.7 mln euro të sistemit të Tatimeve, ankimohet sërish në KPP
foto ilustruese TIRANË- Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fond limit 7.7 milionë euro ka përfunduar sërish i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm dhjetë ditë nga heqja e pezullimit. Teksa më herët KPP mori këtë masë për të hapur rrugë vijimit të procesit pas konstatimit se ishin bërë korrigjimet e nevojshme në dokumentet e tenderit, tashmë një tjetër operator vlerëson se këto ndryshime nuk janë të plota duke lënë hapësira për interpretim. Në një ankimim të regjistruar në sistem kompania ankimuese rendit se konstatimet e këtyre paqartësive janë bërë nga kompania e huaj me të cilën ajo bashkëpunon. Tashmë topi është sërish në...
Burimi:
zeri.ai