Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve” shqiptarë, që bënin kërdinë në grabitje të banesave në Verona dhe rajone të tjera, duke u kthyer në terror për qytetarët vendas. Katër prej tyre u arrestuan gjatë aksionit, ndërsa janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash cash të vjedhura, bizhuteri floriri, ora luksoze, monedha, pije alkoolike të shtrenjta, pajisje, kasaforta dhe mjete të tjera që shërbenin për bastisjet. Ata u arrestuan pasi kryen dy vjedhje shtëpish më 19 dhjetor, por hetuesit dyshojnë se shumë incidente të tjera mund të gjurmohen deri te banda, e përbërë nga katër shtetas shqiptarë të moshës midis 25 dhe 28 vjeç. Ata kishin zhvilluar një mënyrë të saktë dhe të provuar veprimi, e cila u lejonte...