Ngjarje tragjike/ Zjarri në banesë i merr jetën gazetares dhe tre fëmijëve të saj
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në shtetin e Minesotës në SHBA, ku një zjarr i fuqishëm në një banesë ka marrë jetën e një nëne dhe tre fëmijëve të saj. Viktimat janë identifikuar si gazetarja e njohur e hokejit Jessie Pierce, 37-vjeçe, dhe tre fëmijët e saj. Sipas raportimeve, ata u gjetën pa shenja jete pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tyre në White Bear Lake. Në këtë ngjarje tragjike, humbi jetën edhe një kafshë shtëpiake e familjes. Ironikisht, vetëm një ditë para ngjarjes, Pierce kishte ndarë në rrjetet sociale momente nga një dalje e lumtur me fëmijët e saj, teksa shijonin akullore në dyqanin e tyre të preferuar. Postimi i saj i fundit në platformën X mbante përshkrimin: “Çantat janë të siguruara”....
Burimi:
kohajone.com