Ngjarje e rëndë në Korçë, foshnja 2 muajshe rrezikon jetën pasi nëna nuk e ushqeu me gji

Ngjarje e rëndë në Korçë, foshnja 2 muajshe rrezikon jetën pasi nëna nuk e ushqeu me gji

Në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore një foshnjë rreth 2 muajshe. Burime konfidenciale nga policia dhe spitali bëjnë të ditur se foshnja aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dyshohet se kjo gjendje ka ardhur nga kequshqyerja. Foshnja ka lindur dy muaj më parë, prematurë (7 muajsh). Është trajtuar në spitalin e Korçës e më pas në Tiranë, nga ku raportohet se ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore, por pas kthimit në shtëpi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Sipas po të njëjtave burime, dyshohet se ka qenë nëna ajo që nuk është kujdesur për foshnjën për ta ushqyer me gji dhe ky dyshohet të jetë shkaku kryesor i gjendjes së rënduar. Po ashtu,...