Ngjarje e rëndë në Kavajë, arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kavajë, ku një 48-vjeçar humbi jetën pas disa goditjesh me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta. Policia ndërhyri menjëherë dhe pas disa orësh kërkimesh intensive, arriti të lokalizojë, kapë dhe arrestojë autorin e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, së bashku me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, zhvilluan një operacion të koordinuar për kapjen e autorit. Pas verifikimeve dhe kontrolleve të shumta, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3 të Kavajës. Ky shtetas dyshohet se më 21 shkurt 2026, rreth orës 14:22, gjatë një konflikti për motive të dobëta në të njëjtën lagje, ka goditur disa...
Burimi:
kohajone.com