Ngjarje e rëndë, gruaja humb jetën pasi kafshohet nga qeni i fqinjëve
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Belshit, ku një grua 65-vjeçare ka humbur jetën pasi është kafshuar nga një qen. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara është sulmuar nga qeni i fqinjëve të saj, duke pësuar plagë të rënda në disa pjesë të trupit. Menjëherë pas ngjarjes, ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra, nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe tronditje te banorët e zonës.
Burimi:
kohajone.com