Ngjarje e rëndë/ Grabitet pika e këmbimit valutor tek 5 Maji, autori arriti të ‘sigurojë’ 2 mln lekë
Një pikë këmbimi valutor në një qendër tregtare tek zona e 5 Majit është grabitur paraditen e kësaj të ënjtje. Një person i maskuar, nën kërcënimin e armës ka mundur të marr 2 milionë lekë të vjetra dhe është larguar me motor. Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Kjo është grabitja e dytë me armë që ndodh në kryeqytet në vetëm pak ditë, pas asaj që ndodhi në një bankë të nivelit të dytë pranë kompleksit Delijorgji. Këto janë momentet kur një person i maskuar me armë zjarri në dorë grabit një pikë këmbimi valuator në një qendër tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë. Qëndra tregtare ka qenë e mbipopolluar dhe kudo e monitoruar me kamera, por kjo nuk...
Burimi:
sot.com.al