Ngjarja që tronditi futbollin shqiptar/ U rrëzua në banesë, detaje nga vdekja tragjike e vajzës së mitur të futbollistit të Tiranës

Ngjarja që tronditi futbollin shqiptar/ U rrëzua në banesë, detaje nga vdekja tragjike e vajzës së mitur të futbollistit të Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin shqiptar mëngjesin e kësaj të shtune. Vajza e futbollistit të Tiranës, Freddy Alvarez, u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se vajza e mitur, rreth moshës 5-6 vjeçe, ndërroi jetë pas një aksidenti të ndodhur në shtëpinë e futbollistit. Ajo u rrëzua në ambientet e banesës dhe nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra. Klubi i Tiranës dhe klube të tjera të Superiores u solidarizuan me futbollistin në këtë moment të vështirë, ndërsa FSHF vendosi që takimi mes Tiranës dhe Flamurtarit, i programuar për këtë të shtunë në orën 13:30, është shtyrë për të dielën në të njëjtën orë. Top Channel