Ngjarja në Sauk/ Nëna e të dashurit të 18-vjeçares së plagosur: E gjetëm në rrugë

Ngjarja në Sauk/ Nëna e të dashurit të 18-vjeçares së plagosur: E gjetëm në rrugë

Zbardhen detaje nga ngjarja e ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, ku një 18-vjeçare, u vetëplagos me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15. Sipas dëshmisë, vajza ka qenë në dhomë te hoteli i të dashurit të saj Erisjaldo Gjuta, ndërsa ky i fundit ishte me familjen në katin e parë, në barin e hotelit. Këta të fundit kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe pasi janë ngjitur në dhomën e hotelit kanë gjetur të rënë të plagosur. Nëna e të dashurit të 18-vjeçares, Natalia Murtati, dhe nipi i saj e kanë dërguar vajzën në spital duke thënë se e kanë gjetur në rrugë të plagosur dhe e kanë ndihmuar, duke mos dashur që të tregojnë se ngjarja ka ndodhur në hotelin e tyre.