Ngjarja në azil zbardhet nga policia, nën hetim drejtoresha, kujdestarja dhe infermieri

Ngjarja në azil zbardhet nga policia, nën hetim drejtoresha, kujdestarja dhe infermieri

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedim penal ndaj tre personave pas hetimeve të kryera për vdekjen e një 72-vjeçareje në Shtëpinë e të Moshuarëve në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur më 4 mars 2026 dhe fillimisht u dyshua se e moshuara kishte rënë aksidentalisht nga tarraca e institucionit ku qëndronte. Sipas informacioneve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori për dy vepra penale, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Në kuadër të këtyre hetimeve ka nisur procedimi penal ndaj shtetaseve me iniciale D. D., 50 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër, si dhe Dh. Zh., 52 vjeçe, e cila ushtron funksionin e kryekujdestares në të njëjtin...