Ngec porti i ri në Porto Romano! Anulohet tenderi 400 mln euro, kompania e vetme në garë nuk paraqet ofertë

Ngec porti i ri në Porto Romano! Anulohet tenderi 400 mln euro, kompania e vetme në garë nuk paraqet ofertë

porto romano DURRËS- Procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar, pasi kompania e vetme e mbetur në garë nuk paraqiti ofertë financiare. Mësohet se kompania "Archirodon" nuk e dorëzoi ofertën brenda afatit të përcaktuar më 9 mars, duke bërë që procesi i prokurimit të ndërpritet.  Bëhet fjalë për një tender me vlerë që parashikonte rreth 400 milionë euro. Ndërsa, projekti synonte ndërtimin e portit të ri tregtar, një investim kyç për infrastrukturën portuale dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Vendimi për pezullim erdhi pas ndërhyrjes dhe kërkesave të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Pak ditë më parë, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleeve, i adresoi një letër publike kryeministrit Edi Rama dhe titullarëve të lartë të qeverisë,...