Nga zjarret te përmbytjet: Si u përball Shqipëria me pasojat e ndryshimeve klimatike në 2025

Nga zjarret te përmbytjet: Si u përball Shqipëria me pasojat e ndryshimeve klimatike në 2025

Viti 2025 rezultoi si një vit jashtëzakonisht i vështirë për Shqipërinë. Rreth 60,000 hektarë tokë u dogjën nga zjarret, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa përmbytjet sollën dy viktima dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë. Vendi u godit nga valë të zgjatura të nxehti, thatësira kronike dhe reshje intensive në periudha të shkurtra, duke rrezikuar bujqësinë dhe burimet ujore. Sipas të dhënave të programit Copernicus, viti 2025 u rendit si viti i dytë ose i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, në të njëjtin nivel me vitin 2023 dhe menjëherë pas vitit rekord 2024. Fakti që tre vite radhazi  2023, 2024 dhe 2025  përbëjnë periudhën trevjeçare më të ngrohtë në historinë e matjeve klimatike, tregon qartë se nuk kemi më të bëjmë me...