Nga Vlora në Tiranë, Ivanka Trump ‘shëtit’ kryeqytetin shqiptar me eskortë diplomatike
TIRANË- Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, po vijon tashmë prej dy ditësh turin e saj në Shqipëri. Pas Vlorës, ndalesa e radhës ka qenë Tirana. Këtë të enjte, Ivanka Trump është shfaqur në kryeqytet me makinën që përdoret nga ambasadori i SHBA në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme, vajza e Presidentit të SHBA-ve dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një takim dhe më pas edhe darkuan në një restorant në qytetin bregdetar të Vlorës. Më pas, janë larguar me një makinë drejt Orikumit. Në takimin që zgjati mbi 40 minuta, kanë qenë dhe 60 arkitektë, pasi investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës ishin në fokus të diskutimeve. Vajza e presidentit amerikan Donald Trump mbërriti mëngjesin e të mërkurës në Vlorë, e shoqëruar nga forca të shumta policie....
Burimi:
zeri.ai