Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
“Nga sot kthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës”, çfarë nënkupton Pacolli me postimin e tij
behgjet pacolli TIRANË- Biznesmeni Behgjet Pacolli ka lënë të kuptohet se zhvillime në favor të tij, sa i takon përballjes ligjore për aeroportin e Vlorës ndaj ish-ortakut të tij Valon Ademi, i cili e kishte paditur në Gjykatën e Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli deklaron se nga dita e sotme (dje) Vlora International Airport i është rikthyer normalitetit institucional dhe rendit ligjor, pas pezullimit të mëparshëm të aksioneve nga Prokuroria e Tiranës. Sipas Pacollit, operimi i aeroportit do të vijojë normalisht, duke nënkuptuar se drejtësia është shprehur në favorin e tij në konfliktin me ish-ortakun. Konflikti mes Pacollit dhe Ademit ka qenë prej muajsh në qendër të debatit publik dhe mediatik. Pacolli zotëronte 98% të aksioneve, ndërsa Ademi 2%, por ky i fundit pretendonte se kishte marrëveshje...