Nga skena e muzikës në sallën e gjyqit, GJKKO thërret Noizy-n në procesin kundër Laert Haxhiut
noizy-laert haxhiu TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është thirrur nga Gjykata e Posaçme për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut, si viktimë e veprës penale. Ai është thirrur për të qenë i pranishëm në seancën që do të mbahet këtë të mërkurë për procesin ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar për një sërë veprash kriminale. Sipas procedurës, në kushtet kur dosja ndaj Laert Haxhiut ka kaluar për gjykim, pjesë e këtij procesi mund të bëhen edhe viktimat e veprës penale, të cilët mund të përfaqësohen me avokat ose zgjedhin të mos marrin pjesë asnjëherë. Noizy është thirrur si viktimë e veprës penale, pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës. Bëhet fjalë për ngjarjen...
Burimi:
zeri.ai