Nga parandalimi i një pengmarrjeje te konfliktet e pronësisë/ Gazetarja zbulon pistat e hetimit të vrasjes në Sarandë

Nga parandalimi i një pengmarrjeje te konfliktet e pronësisë/ Gazetarja zbulon pistat e hetimit të vrasjes në Sarandë

E ftuar ne nje studio televizive gazetarja Etleva Delia, foli mbi vrasjen e një dite më parë në Gjashtë të Sarandës ku mbeti i vrarë, Rexhep Ismaili. Delia foli për një pengmarrje të mundshme, ndodhur pak ditë para vrasjes, ndërsa tha se viktima Ismaili kishte ndërhyrë për të mbrojtur personin që do të merrej peng, ngjarje për të cilën Delia tha se nuk dihet nëse është denoncuar apo jo në polici. “Bëhet fjalë për një tentativë pengmarrje. Viktima ishte pa precedent penalë, nuk dihet si ka nisur shkëmbimi i zjarrit, kush e ka nisur i pari. Viktima sipas të dhënave para disa ditës kishte mbrojtur një person tjetër që të njëjtët autor kishin shkuar për ta marr me forcë për ta future në makinë dhe...