Nga “miku” te paga. Çfarë po i dekurajon realisht të rinjtë të aplikojnë për punë
Eksperti i punësimit Arbër Xhihani, i ftuar në emisionin “Dita Jonë”, ka renditur disa nga arsyet kryesore pse të rinjtë në Shqipëri nuk zgjedhin të aplikojnë për punë përmes zyrave të punës, pavarësisht numrit të lartë të vendeve vakante. Sipas tij, një nga problematikat kryesore mbetet perceptimi i gabuar për zyrat e punës, të cilat shihen më shumë si institucione për përfitime sociale sesa si struktura profesionale për ndërmjetësimin e punësimit. “Në Shqipëri ende mbizotëron rekrutimi përmes miqve dhe njohjeve, dhe jo përmes databazave profesionale”, u shpreh Xhihani. Ai theksoi se pagat e ulëta vazhdojnë të jenë një faktor frenues për të rinjtë, megjithëse dy vitet e fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e tyre. Aktualisht, paga mesatare në vend është rreth 84 mijë...
Burimi:
kohajone.com