Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor
Pas indeksimit të pagave me 2.5% për punonjësit e administratës publike, policisë dhe mjekëve, përfitues të kësaj mase pritet të jenë edhe punonjësit e sistemit parauniversitar, përfshirë mësues, edukatorë të kopshteve, psikologë dhe oficerë të sigurisë. Rritja në masën 2.5% do të realizohet mbi pagën bruto për çdo pozicion pune. Ashtu siç u zbatua edhe për kategoritë e tjera të administratës, edhe për punonjësit e arsimit parauniversitar parashikohet përveç indeksimit dhe shtesa mbi pagën sipas vjetërsisë. Efektet e rritjes do të llogariten nga 1 janari 2026. Rritja e rrogave është parashikuar në projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 425, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe te niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jo mësimorë...
Burimi:
gijotina.com