Nga Gjiknuri, Ahmetaj e Manja…/ Mbyllen hetimet për ish-kreun e Burgjeve dhe 2 ‘shokët’, si i morën në dorë dosjet ‘VIP’ (MESAZHET)

Nga Gjiknuri, Ahmetaj e Manja…/ Mbyllen hetimet për ish-kreun e Burgjeve dhe 2 ‘shokët’, si i morën në dorë dosjet ‘VIP’ (MESAZHET)

rrokaj-gjoni-ismaili TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet në lidhje me hakerimin e sistemit kompjuterik të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku një grup i strukturuar kriminal ka arritur të hyjë pa autorizim në email-et e prokurorëve dhe kanë nxjerrë materiale sekrete hetimore.  Në këtë grup bën pjesë ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, madje me një rol 'kyç' sa i përket shpërndarjes së materialeve hetimore, në të cilat kanë rezultuara emra të politikës, persona nën hetim ose verifikim (Alqi Bllako, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj apo dhe Ulsi Manja, etj). Hetimet, të detajuara, zbuluan se Arnold Rrokaj ka aksesuar në mënyrë të paligjshme sistemet kompjuterike të SPAK, duke shkarkuar dokumente sekrete, përgjime dhe vendime gjykate. Materialet i janë shpërndarë më pas Zambak Gjonit, i cili ka vepruar si ndërmjetës,...