Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë në Dubai, duke theksuar një kthesë të rëndësishme në ekstradimet drejt Shqipërisë. Dokumentari ndalet te rasti i Durim Bamit, i cili pas dy vitesh procedura u ekstradua në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat për përfshirje në disa ngjarje kriminale. Sipas ekspertëve, Dubai mbetet një qendër financiare e ndërtuar mbi sekretin dhe një pikë strategjike për investimin dhe mbrojtjen e pasurive të krijuara nga aktivitetet e paligjshme. Të dhënat tregojnë se nga viti 2020 deri në 2026, autoritetet shqiptare kanë dërguar 19 kërkesa për ekstradim drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, nga të cilat vetëm 10 janë realizuar. Megjithatë, shumë figura të njohura të krimit...