Nga drejtori i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, zgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm Arqilea Koça

Nga drejtori i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, zgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm Arqilea Koça

Arqilea Koça zgjidhet Zëvendësprokurori i ri i Përgjithshëm. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela emëroi Koça pasi mori edhe mendimin e prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme në mbledhjen përkatëse. Koça drejton Drejtorinë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është emëruar si prokuror në këtë institucion nga viti 1994, duke kontribuar në të gjitha aspektet e aktivitetit të institucionit si dhe duke drejtuar sektorë e drejtori të ndryshme. Me një eksperiencë 30-vjeçare, Koça e ka nisur karrierën në sistemin e Prokurorisë Shqiptare në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Devoll deri në vitin 1994, kohë kur u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai është diplomuar si jurist në...