Nga burgu në arrest shtëpie, GJKKO lehtëson masën e sigurisë për Xhelal Rrajën

Nga burgu në arrest shtëpie, GJKKO lehtëson masën e sigurisë për Xhelal Rrajën

GJKKO ka lehtësuar masën e sigurisë për Xhelal Rrajën, nga ‘arresti në burg’, në ‘arrest shtëpie’. Xhelal Rraja u arrestua në korrik 2024, ndërsa i akuzohet si pjesë e një organizate kriminale. Ai është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Njoftimi: Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 26, datë 04.02.2026, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës. 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj të pandehurit Xhelal Rraja, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 dhe me vendimin Nr.78, datë 12.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin...