Burimi:
sarandanews.com
Foto © sarandanews.com
NGA BLEDI MANE – Mos ia qani hallin Bujarit, i mungon vetëm një makinë Range Rover dhe të dalë të gjuajë nga Blloku
Me duart gjithë yndyrë nga mishi i festave rrëmbyen celularët e filluan si gjithmonë sharjet dhe mallkimet. Sebepi ishte një foto e aktorit të mirënjohur Bujar Asqeriu tek priste në rradhë si qytetar i denjë për të marrë abonenë e udhëtimit të linjave urbane brenda Tiranës. Tek gogësinin nga fryrja e barkut prej birrës e rakisë qanin hallin e një artisti që tashmë ka dalë në pension dhe ende vazhdon të jetë aktiv në skenat tona. Por realiteti është krejt ndryshe, artisti Bujar Asqeriu është goxha i vlerësuar krahasuar me standardin kolektiv që le për të dëshiruar.Zyrtarisht rej vitit 2022 artistët Bujar Asqeriu, Kozma Dushi, Marjeta Ljarja e të tjerë marrin çdo muaj pensionin special prej 1300 euro në muaj. Po ua përsëris, 1300 euro...