Nga arrest në burg kalon në arrest shtëpie/ Masë e re për Ermal Kurtulajn
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Ermal Kurtulajn, një prej të pandehurve në dosjen e njohur si “SASPAC”. Sipas burimeve, gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për shuarjen e masës “arrest në burg” dhe ka vendosur që ai të vijojë qëndrimin në masën e arrestit në shtëpi. Vendimi është marrë pas përfundimit të afateve të paraburgimit, argument i ngritur nga mbrojtja e Kurtulajt, e cila iu referua edhe një vendimi të Gjykatës së Lartë mbi kufijtë kohorë të masave të sigurisë. Ndryshimi i masës së sigurisë vjen pas vendimit të fundit të GJKKO-së për kthimin për plotësim hetimesh të dosjes SASPAC, ku përfshihet edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe persona të tjerë të pandehur. Prokuroria e Posaçme...
Burimi:
ntv.al