Nga Altin Dumani te Dorina Bejko e Vladimir Mara, kreu i ri i SPAK firmos strukturën e re, ndan “detyrat” e prokurorëve

Nga Altin Dumani te Dorina Bejko e Vladimir Mara, kreu i ri i SPAK firmos strukturën e re, ndan “detyrat” e prokurorëve

Klodian Braho TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho ka firmosur dhe miratuar strukturën e re të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Sipas strukturës së re të firmosur këtë të hënë, janë caktuar rolet e reja për prokurorët: Altin Dumani, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara. Mësohet se ish-kreu i SPAK, Altin Dumani ka marrë detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendi. Ky sektor drejtohej nga Dorina Bejko, e cila kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë menjëherë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit për afro tre vjet. Prokurorja Dorina Bejko ka marrë drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit. Prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar, që deri më sot e drejtonte prokurori Adnand Xholi. Me emërimet e reja, ky i fundit...