Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit?

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit?

Politikat sociale në arsimin e lartë përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të shtetit social, duke synuar garantimin e aksesit të barabartë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së studentëve. Në këtë kuadër, Karta e Studentit u konceptua si një instrument i rëndësishëm i shtetit social, me synimin për të lehtësuar barrën financiare që shoqëron ndjekjen e studimeve universitare. Megjithatë, sipas një raporti të Qëndresës Qytetare, realiteti i zbatimit të kësaj politike nxjerr në pah një hendek mes objektivave të deklaruara dhe përfitimeve reale për studentët. Edhe pse e premtuar që në fillim të viteve ‘90, Karta e Studentit u jetësua vetëm pas protestave studentore të vitit 2018, duke u vendosur në funksion në vitin 2019, në kuadër të Paktit për Universitetin. Ky hap u shoqërua me...