Nesër Trump pret Ramën në Washington, Balla: Krenarë që vitin e ardhshëm Samiti i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Nesër Trump pret Ramën në Washington, Balla: Krenarë që vitin e ardhshëm Samiti i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi këtë të mërkurë një takim me të Ngarkuarën me Punë të Amerikës, Nancy VanHorn. Në një postim në Facebook, Balla thotë se me VanHorn, temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Ai nënvizon se Shqipëria do të presë samitin e NATO-s vitin e ardhshëm dhe se qeveria ”Rama 4” mbështet vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump për fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Postimi i plotë Ndërsa nesër në Washington Presidenti Donald Trump mirëpret kryeministrin Edi Rama dhe aleatë të tjerë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, u takova sot me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn. Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin...