Nesër protesta nga PD, Policia tregon masat: Kufizim i qarkullimit në këto akse rrugore
Nesër në orën 17:00, Partia Demokratike dhe opozita do të rikthehen në një tjetër protestë kombëtare. Në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si edhe për mbarëvajtjen e tubimit, Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme në zbatim të ligjit “Për tubimet”. Si pasojë e këtyre masave, do të ketë kufizime të qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në disa akse kryesore rrugore të kryeqytetit. Konkretisht, nga ora 23:45 e ditës së sotme do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, deri në përfundim të tubimit. Ndërkohë, ditën e nesërme, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të protestës,...
Burimi:
kohajone.com