Nesër protesta kombëtare, Berisha: Zëri ynë do dëgjohet në mbarë botën, policia të na bashkohet
Sali Berisha në fjalën e tij gjatë Foltores para Kryeministrisë, akuzoi qeverinë për korrupsion dhe paralajmëroi mobilizim qytetar për të mbrojtur rrugën europiane të Shqipërisë. Ai theksoi se qytetarët e Shqipërisë nuk do të pranojnë një qeveri që, sipas tij, është qeveri e krimit, qeveri droge, qeveri hajdutësh, anti-shqiptare dhe anti-europiane. Berisha ftoi edhe policinë që t’i bashkohet protestës së qytetarëve më 10 shkurt, duke theksuar se nesër është një ditë e madhe për të ardhmen, prosperitetin dhe lirinë e vendit. ”Nesër është një ditë e madhe. Është një ditë e shqiptarëve për Europën. Është një ditë e shqiptarëve për të ardhmen e tyre. Është një ditë e shqiptarëve për prosperitetin e tyre, për begatinë e tyre, për lirinë e tyre. Në qoftë se, ne...
Burimi:
kohajone.com