Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Të forcojmë lidhjet me familjen e shoqërinë

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Të forcojmë lidhjet me familjen e shoqërinë

Kreu i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë një mesazh urimi në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një postim në rrjete sociale Spahiu, e ka cilësuar Ramazanin si një periudhë reflektimi shpirtëror, solidariteti dhe përkushtimi ndaj vlerave të besimit, duke uruar besimtarët që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, mëshirë dhe begati në çdo familje. Sipas tij, agjërimi është një akt adhurimi që forcon disiplinën, vetëkontrollin dhe ndjeshmërinë ndaj të tjerëve, ndërsa bën thirrje për më shumë unitet, mirëkuptim dhe mbështetje për shtresat në nevojë gjatë kësaj periudhe të shenjtë. “Në një kohë kur shoqëria përballet me sfida të ndryshme, Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës. Ai na mëson se besimi i vërtetë reflektohet...