Nesër në Kuvend për Ballukun/ Deputetëve të PS u kërkohet të shkojnë më herët në Kuvend, ose do merren mungesat
Një seancë jo e lehtë do të jetë ajo nesër në Kuvend, ku deputetët do të votojnë për kërkesën nga SPAK, që duan ti hiqet imuniteti Belinda Ballukut. Deputetët e PS-së janë njoftuar që të paraqiten nesër më herët në seancën plenare, konkretisht në orën 08:30 të mëngjesit. Kështu që çdo mungesë në seancë do të konsiderohet shkelje e vendimit të grupit parlamentar socialist. Opozita ka paralajmëruar një protestë në orën 10:00 para godinës së Kuvendit. Tubimi pritet të zhvillohet paralelisht me seancën plenare dhe nuk përjashtohet mundësia që situata të shoqërohet me tensione.
Burimi:
kohajone.com