Nesër mblidhet Kuvendi në seancë/ Mazhoranca kërkesë për miratimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes
Ditën e nesërme, më 22 janar, në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë për ratifikimin e aderimit të vendit në Bordin e Paqes për Gazën. Sipas urdhrit të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, seanca do të mblidhet me kërkesën e një të pesta të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Rendi i ditës së seancës plenare përfshin njoftime dhe shqyrtimin e projektligjit titulluar. “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. Ky hap përbën një moment të rëndësishëm në politikën e jashtme të Shqipërisë, duke shënuar përfshirjen e vendit në një mekanizëm ndërkombëtar për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Gazës.
Burimi:
gijotina.com