Nesër bllokohet sërish rruga Kakavijë-Janinë, fermerët grekë vijojnë protestën

Nesër bllokohet sërish rruga Kakavijë-Janinë, fermerët grekë vijojnë protestën

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të bllokohet përkohësisht mbrëmjen e 3 janarit 2026, për shkak të një proteste që do të zhvillohet nga fermerët në territorin grek. Sipas informacionit të përcjellë nga Policia Kufitare Greke, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, bllokimi do të jetë aktiv nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke), në kryqëzimin e fshatit Kallpaq. Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera, për të shmangur vonesat dhe vështirësitë në qarkullim.