Nënkryetarja e Kuvendit, Spahiu: Përgjegjësi penale për ata që orkestrojnë lajme të rreme
Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS-së Klodiana Spahiu flet për dezinformimin dhe lajmet e rreme. “Në fundjavë ishim dëshmitarë të një lajmi plotësisht të pavërtetë dhe pa asnjë fakt të cilat vendosën në shënjestër familjarë të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së (Taulant Balla – shën. i red.). Mediet të cilat i servirën këto lajme edhe pse u vunë në dijeni të së vërtetës, vazhduan të përhapin shpifjet e hedhura nga Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës”, u shpreh Spahiu. Sipas Spahiut, është e papranueshme ajo që ndodhi. ”Duhen gjetur mekanizmat që në raste të tilla si ky, të marrin përgjegjësitë, qoftë edhe penale, personat që orkestrojnë lajme të rreme të tilla”.
Burimi:
kohajone.com