Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën
Një foshnjë rreth 2 muajshe është dërguar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçë. Sipas burimeve, foshnja dyshohet se ka pësuar përkeqësim të gjendjes për shkak të kequshqyerjes. Ajo ka lindur prematurë, rreth 7 muajshe, dhe fillimisht është trajtuar në spitalin e Korçë, më pas në Tiranë, nga ku kishte dalë në gjendje të mirë shëndetësore. Pas kthimit në banesë, foshnja ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore që kanë bërë të nevojshme rikthimin e saj në spital. Burimet bëjnë me dije se dyshohet që nëna të mos jetë kujdesur për ushqyerjen me gji të foshnjës, çka mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së saj. Po ashtu, dyshohet se nëna mund të ketë probleme të shëndetit mendor, ndërsa autoritetet po verifikojnë...
Burimi:
gijotina.com