Nën hetim per korrupsion, e shkelje e barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit per Belinda Ballukun
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur edhe me tre muaj të tjerë afatin e hetimeve për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila dyshohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje barazie ne tendera në disa episode. Një burim pranë SPAK konfirmoi për News24 se të mërkurën janë thirrur Erald Elezi ish –drejtori i KESH dhe Gentian Gjyli, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, të dy të besuar të Belinda Ballukut, të cilëve pritet t’iu komunikimet vendimi për zgjatjen e afateve. Sipas ligjit, afatet janë zgjatur edhe me 3 muaj të tjerë, pasi prokurorët e posaçëm, argumentojnë në vendin, se iu nevojitet kohë për të kryer veprime të tjera hetimore, në funksion të çështjes, që konsiderohet komplekse, për shkak se bëhet fjalë për një numër të larta tenderash...
Burimi:
sot.com.al