Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Benet Beci dhe bashkëshorten e Evis Berberit
SPAK ka dërguar për gjykim disa zyrtarë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, ku mes tyre është kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Mes zyrtarëve të tjerë është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e Evis Berberit. Në njoftimin e SPAK thuhet se ‘i pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.’ Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe...