Nën akuzë për falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, pezullohen nga puna 3 punonjës të Kadastrës!
Tre punojës të në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës janë pezulluar nga puna për ‘Shpërdorim të detyrës’, ndërkohë një 45-vjeçar është lënë në burg dhe një tjetër në arrest në shtëpi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Kontrata”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i datës 03.03.2026, i Gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masat e sigurisë për 5 shtetas, si vijon: -“Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin D. B., 45 vjeç; -“Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin I. Ç., 59 vjeç; -“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi...
Burimi:
sot.com.al