Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Në vigjilje të festave të fundvitit, emigrantët “mbushin” Portin e Vlorës (VIDEO)
Foto ilustruese VLORË- Në prag të festave të fundvitit është rritur ndjeshim numri i ardhjes së emigrantëve. Porti i Vlorës ka regjistruar një numër të lartë udhëtimesh gjatë ditëve të fundit, kryesit nga vendi fqinj, Italia. Mësohet se vetëm këtë të shtunë janë regjistruar 288 pasagjerë dhe mbi 70 automjete kanë mbërritur me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi. Ky numër pritet të rritet gjatë ditëve në vijim, pasi fluksi më i lartë i pasagjerëve mund të regjistrohet gjatë Vigjiljes së Krishtlindjeve dhe në ditët e fundit të vitit. Ndërkohë, autoritetet kanë shtuar numrin e sporteleve për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat. /ZËRI