Në takim me Avokaten e Popullit të BE-së, Shabani: Koha për standarde reale transparence

Në takim me Avokaten e Popullit të BE-së, Shabani: Koha për standarde reale transparence

Avokati i Popullit i Shqipërisë dhe njëkohësisht Presidenti i Rrjetit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), Endrit Shabani, zhvilloi një takim zyrtar me Avokaten e Popullit të Bashkimit Evropian, Teresa Anjinho. Sipas njoftimit të institucionit të Avokatit të Popullit, biseda u përqendrua te roli i institucioneve mbikëqyrëse, transparenca në përdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian dhe nevoja për të afruar standardet e llogaridhënies publike me ato të BE-së. Teresa Anjinho ka marrë së fundmi drejtimin e këtij institucioni evropian, pas një karriere të gjatë në politikë dhe administratë publike. Më herët ajo ka mbajtur poste të rëndësishme në Portugali, duke shërbyer si deputete dhe si Sekretare Shteti, si edhe si anëtare e Komitetit Mbikëqyrës të OLAF, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit. Sipas Avokatit të Popullit,...