Në Spanjë ‘skifter’, pjesë e një grupi që kryente grabitje me armë, kapet në Lezhë 45-vjeçari
PAMJE NGA ARRESTIMI LEZHË-Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është arrestuar në Lezhë. Ardit Isufit autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 45-vjeçari u kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht. Kapet pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, si rezultat i sigurimit të informacionit në rrugë operative, mbi vendndodhjen e...
Burimi:
zeri.ai