“Në Shqipëri qumështi është 70% dhie dhe 30% deleje”/ Korreshi për sigurinë ushqimore: Ku janë standardet e Uropës?
Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputeti Saimir Korreshi ngriti shqetësime të forta për standardet e sigurisë ushqimore në vend, duke vënë në pikëpyetje zbatimin e rregullave në tregun shqiptar të bulmetit. Korreshi deklaroi se në shumë dyqane mungon etiketimi i saktë i produkteve të bulmetit, duke theksuar se konsumatori shpesh nuk e di përbërjen e djathit që blen. Sipas tij, në Shqipëri nuk respektohen standardet që janë të detyrueshme në vendet e Bashkimit Europian për deklarimin e përbërësve. Ai kritikoi gjithashtu mungesën e laboratorëve të kontrollit në zonat bujqësore, duke përmendur Myzeqenë si shembull të mungesës së infrastrukturës shtetërore për analizat ushqimore. “Deputeti Saimir Korreshi ne Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Po të hysh në dyqanin ne bylmetit nuk ka...
Burimi:
sot.com.al