Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm
Ndërsa qytetarët në rajon përballen me të njëjtin realitet të shtrenjtimit të karburanteve, mënyra si reagojnë qeveritë nxjerr në pah një diferencë të fortë, mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Në Mal të Zi pati lëkundje, pati edhe kthim mbrapa brenda 24 orëve. Por në fund pati një vendim. Qeveria ndërhyri drejtpërdrejt te akciza, duke e ulur ndjeshëm dhe duke frenuar menjëherë rritjen e çmimeve. Rezultati? Nafta u stabilizua rreth 1.5 euro për litër. Pra, edhe me zigzage politike, Podgorica zgjodhi të mbrojë qytetarin në momentin kritik. Në Shqipëri, ndërkohë, historia është krejt tjetër. Këtu nuk ka zigzage, ka vonesë. Ka deklarata. Ka premtime. Por nuk ka efekt. Ndërsa flitet për ulje akcize dhe rikthim bordesh, çmimi i naftës ka kapur nivele alarmante, duke u...
Burimi:
gijotina.com