Në rolin e vëzhguesit për vrasjen e dy vëllezërve Bami, GJKKO lë në burg Jozi Krajën
Durim Bami, Jozi Kraja dhe Valter Bami TIRANË-Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vijimin e masës së sigurimit "arrest në burg” për Jozi Krajën, i cili dy ditë më parë u esktradua nga Zvicra. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami. Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 6, datë 29.01.2026, vendosi vazhdimin e masës së arrestit në burg ndaj të pandehurit Jozi Kraja, i akuzuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve...
Burimi:
zeri.ai