Në prag të vitit 2026, Presidenti Begaj mesazh urimi për të gjithë shqiptarët

Në prag të vitit 2026, Presidenti Begaj mesazh urimi për të gjithë shqiptarët

Në këtë prag ndërrimi vitesh, kreu i shtetit ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët. Presidenti Bajram Begaj shprehet se në vigjilje të Vitit të Ri 2026, urimi i parë është për bashkëpunim dhe bashkërendim rreth qëllimeve e interesave mbarëkombëtare. Mesazhi i plotë: Sonte, teksa jeni mbledhur rreth tryezës festive me familjen dhe njerëzit tuaj të dashur, dëshiroj t’ju marr vetëm pak çaste për t’ju uruar përzemërsisht Vitin e Ri! Nata e ndërrimit të viteve është koha e reflektimeve, momenti kur ndalemi për të parë çfarë lamë pas dhe për të projektuar shpresat tona për motmotin e ri. Kjo është, mbi të gjitha, festa e familjes. Vlerat që rriten brenda saj janë pikërisht ato që i japin forcë dhe qëndrueshmëri mbarë shoqërisë sonë....