Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Në prag të ndërrimit të viteve, shërbimet mjekësore të urgjencës në gatishmëri të plotë
ministria evis sala-stafi i qsunt TIRANË- Festimet në mbarë vendin tashmë kanë nisur teksa jemi vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, ndërsa shërbimet e urgjencës shëndetësore në të gjithë vendin ndodhen në gatishmëri të plotë për të garantuar ndihmë të menjëhershme për qytetarët. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se urgjenca kombëtare e QSUNT-së, së bashku me ekipet e urgjencës mjekësore do të jenë në vijë të parë të shërbimit gjatë festave. Sipas njoftimit, gjatë vitit 2025, vetëm në QSUNT janë trajtuar rreth 125 mijë raste urgjente, ndërkohë që për shkak të fluksit të shtuar, urgjenca ka ofruar shërbim për mesatarisht rreth 300 pacientë në ditë. "Në prag të ndërrimit të viteve, urgjenca kombëtare e QSUNT-së, së bashku me...